Shkurt.ch

Papunësia në Zvicër shënon rënie

Shkalla e papunësisë ka rënë në mars në 3.2 %, kundrejt 3.4 % në shkurt

Tregu i punës në Zvicër mbetet çuditërisht i fuqishëm. Shkalla e papunësisë ka rënë në mars në 3.2 %, kundrejt 3.4 % në shkurt. Në fund të muajit, 126’392 persona janë regjistruar si të papunë, një ulje prej 6,762 (-5,1%).

Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, papunësia shënon 8,513 persona më pak (-6,3%), tha të martën për media Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).

Tradicionalisht, numri i të papunëve bie në mars falë rimëkëmbjes sezonale në sektorin e ndërtimit. Këtë vit, megjithatë zbritja e papunësisë paraqitet edhe jashtë efektit sezonal. Në krahasim me muajin shkurt shënohet 1165 veta më pak të papunë.

Pritet të keqësohet situata

SECO parashikon një përkeqësim të lehtë në tregun e punës për pjesën tjetër të vitit për shkak të frangut të fortë dhe të kushteve të tregut në Evropë. Ekspertët e Konfederatës parashikojnë një normë vjetore të papunësisë prej 3.4 për qind.

Të gjitha degët, duke përfshirë shërbimet financiare, kanë shënuar një përmirësim të lehtë gjatë muajit në shqyrtim. Papunësia e të rinjve (15-24 vjeç) ka një zbaticë nga 1630 persona (-8,5%) për të shkuar në 17’450 veta.

Krahasuar me muajin mars 2011, një ulje prej 1875 personave (-9,7%) është vërejtur. Shkalla e papunësisë në këtë grupmoshë arrin në 3.2%, me fjalë të tjera, në të njëjtin nivel me numrin e përgjithshëm.