Shkurt.ch

Konkursi Miss Univers tani pranon edhe transseksualet

Organizatorët e konkursit të bukurisë “Miss Universe” kanë bërë me dije të martën se kanë vendosur të ndryshojnë rregullat e tyre për t’u lejuar transseksualëve të prezantohen si pjesëmarrës. Kjo do të hyjë në fuqi në vitin 2013.

Njoftimi vjen një javë pasi Organizata vendosi të pranojë në finale transeksualen kanadeze për Miss Kanada 2012. Ajo ishte përjashtuar fillimisht, gjë që pati ngjallur polemika të ashpra.

“Vendimi për të përfshirë gratë transeksuale në garat tona është rezultat i diskutimeve tona me organizatën (Të drejtat e homoseksualëve dhe transseksualëve) GLAAD. Prej një kohe të gjatë ne jemi për barazinë e të gjitha grave, prandaj edhe e kemi marrë këtë çështje shumë seriozisht”, ka thënë Paula Shugart, presidente e organizatës Miss Universe në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga GLAAD.