Shkurt.ch

Gjykohet mjeku për ekspertiza të ashpra

Kishte pësuar dy aksidente dhe, megjithëse një neurolog e kishte shpallur të paaftë, mjeku i ekspertizës kishte vendosur të kundërtën

Një mjek përgjigjet para gjyqit për falsifikim të dëshmisë mjekësore, pasi që si autor i ekspertizës, e kishte shpallur të aftë për punë një paciente të sëmurë. Vendimi gjyqësor që pritet, mund të prodhojë efekte zinxhirore  edhe për shumë raste të tjera të sigurimit të invaliditetit.

Kjo për arsyen se mjeku në fjalë si udhëheqës i qendrës më të rëndësishme të ekspertizave mjekësore në Cyrih MZR, ka qenë i njohur në këtë fushë si jashtëzakonisht rigoroz.  Pikërisht nga ky kurs i fortë i tij kishte pësuar pacientja, e cila e ka bartur pastaj rastin në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut.

Ajo kishte pësuar dy aksidente me makinë dhe, megjithëse një neurolog e kishte shpallur të paaftë, mjeku i ekspertizës kishte vendosur të kundërtën. Rëndësia e këtij procesi gjyqësor është për aq më e madhe për faktin se mjeku në fjalë kishte qenë përgjegjës për 400 deri në 500 raste ekspertizash dhe varësisht nga vendimi, ato mund të rinisen sërish.