Shkurt.ch
Vdekja e shqiptarit paralizon Brukselin
Punonjësit e transporit publik në Bruksel kanë hyrë në grevë pasi një inspektor shqiptar i transportit u rrah për vdekje
Qeveria belge ka njoftuar punonjësit e transportit publik, të cilët po bëjnë grevë, se 400 policë shtesë do të angazhohen në Bruksel pasi një inspektor transporti është rrahur për vdekje.
Bëhet fjalë për Iliaz Tahiraj, 56 vjeç me origjinë shqiptare, që punonte prej 29 vitesh në rrjetin e transportit, STIB.
Incidenti i ndodhur ditën e shtunë shkaktoi mbylljen e metrosë dhe rrjetit të autobusëve, të cilët kanë mbetur të paralizuar edhe gjatë së martës.
Inspektori shqiptar u sulmua në vendin ku ishte përplasur një makinë dhe një autobus dhe humbi jetën nga goditjet e marra në kokë. Personi i dyshuar si autor i vrasjes është arrestuar.
28-vjeçari, ishte një udhtar në makinën që është përplasur dhe e goditi inspektorin në fytyrë duke e përplasur në tokë. Ai vdiq më vonë në spital.
Zyra e prokurorit të Brukselit, duke iu referuar deklaratave të dëshmitarëve dhe vetë autorit, njofton se inspektori u godit nga një grusht i vetëm.
Qindra kolegë të tij marshuan të irrituar në qendrën e Brukselit ditën e hënë në shenjë proteste ndaj vdekjes së Tahirajt, njofton TCH.
Njoftimi për masa shtesë sigurie erdhi pas bisedimeve të së hënës mes autoriteteve federale, menaxherëve të rrjetit STIB.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës