Shqipëria
Bilanci i përmbytjeve në Shqipëri
Mbi 3300 banesa nën ujë, 40 biznese, 10,200 hektarë tokë të përmbytyra dhe afro 5,800 hektarë të tjerë me prani uji, kryesisht në Fier e Vlorë është bilanci i fundit i raportuar nga Komiteti i Emergjencave Civile.
Qarqet më të prekura janë Fieri dhe Vlora. Numri i shkollave të dëmtuara është 56. Ndërkohë, 28 ura në të gjithë vendin kanë dalë tërësisht jashtë funksionit, shkruan “TCH”.
Për t’i bërë ballë kësaj situate në terren janë 6400 forca të ushtrisë, emergjencave civile dhe të tjera, si dhe janë përfshirë dhe rreth 1089 mjete.
Këto forca kanë evakuuar 596 familje dhe kanë shpëtuar 1,552 persona, përcjell albinfo.ch.
Situata është e stabilizuar në porte dhe në Aeroportin e Rinasit dhe rrugët nacionale janë të kalueshme, kurse në hidrocenralet e Kaskadës së Drinit niveli i prurjeve ka rënë krahasuar me një ditë më parë.
Fierza, hidrocentrali më i madh i vendit ka kapur nivelin mbi 274 m, ndërsa në hidrocentralin e Komanit kuota është mbi 172 m.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?