Shkurt.ch

Producenti famëkeq, Weinstein, po kalon pushimet në Lugano, Zvicër

Wettstein është përcaktuar për Zvicrën për faktin se në këtë vend “paparacët janë të daluar dhe respekti për sferën private është i garantuar"

Producenti me nam të keq i Hollivudit, Harvey Weinstein, i cili gjatë muajve të fundit është bërë shënjestër e dhjetëra akuzave për për përdhunime dhe ngacmime seksuale, ndodhet në Zvicër. Ai, siç ka pohuar kompania e avokaturës “Brafman&Associates”, po i kalon pushimet disajavëshe në kantonin jugor të Zvicrës, në Tiçino. Kështu shkruajnë mediet e këtij kantoni dhe transmetojnë edhe mediet tjera zvicerane.

Kompania në fjalë ka theksuar se Weinstein po i bën vetëm pushimet në Lugano dhe ky udhëtim nuk mund të kuptohet si arratisje nga dora e drejtësisë, transmetion albinfo.ch. Në këtë mënyrë, producenti ka dashur të shmangë zhurmën mediale që e ka përfshirë. Akuzat që i bëhen, janë, sipas kompanisë, të pabazuara dhe të ekzagjeruara.

Ndërsa Wettstein është përcaktuar për Zvicrën për faktin se në këtë vend “paparacët janë të daluar dhe respekti për sferën private është i garantuar.

Tashmë janë bërë më shumë se 50 gra që fajësojnë Weinsteinin për ngacmime seksuale. Sipas të dhënave që dalin nga rrethi i tij, ai ka paguar së paku 8 gra për të hequr dorë nga padia. Në mesin e tyre është dhe aktorja Rose McGowan.