Maqedonia

Rënie e investimeve të huaja në Maqedoni

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, shumica dërmuese e investimeve ardhur ka nga Austria (23 milionë) dhe nga Gjermania (23 milionë)

Vetëm 50 milionë dhe 600 mijë euro të kapitalit të huaj ka hyrë në Maqedoni në nëntë muajt e parë të vitit. Kjo është 140 milionë euro ose 73.5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Hyrjet më të mëdha vijnë nga Austria dhe Gjermania.

Të dhënat e Bankës Kombëtare të Maqedonisë tregojnë se në nëntë muajt e parë të këtij viti, shumica dërmuese e investimeve ardhur ka nga Austria (23 milionë) dhe nga Gjermania (23 milionë).

Gjatë të njëjtës periudhë, shumica e parave kanë rrjedhur në Mbretërinë e Bashkuar (76 milionë) dhe Shtetet e Bashkuara (14 milionë).

Në tremujorin e tretë bilanci negativ ishte pothuajse 58 milionë euro, përcjell albinfo.ch.