Maqedonia
Lirohen nga burgu të dënuarit për vrasjen e pesë maqedonasve
Vendimi i gjykatës së lartë pason vendimin e datës 3 tetor për rigjykimin e këtij rasti, që për rreth pesë vjet ka shkaktuar protesta e reagime të shumta në opinion
Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vendosur që t’i lirojë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesë maqedonasve, në prill të vitit 2012, pranë një liqeni artificial në Smillkovcë. Rasti është i njohur në opinion si “Monstra”, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Vendimi i gjykatës së lartë pason vendimin e datës 3 tetor për rigjykimin e këtij rasti, që për rreth pesë vjet ka shkaktuar protesta e reagime të shumta në opinion.
Të njëjtit do të mbrohen në liri me obligimin që dy herë në javë të paraqiten në Gjykatën Penale Shkupi 1.
Lirimi nga burgu i Agim Ismailoviqit, Fejzi Azirit, Haki Azirit dhe Sami Lutës vjen me kërkesë të prokurorisë për rigjykimin e rastit, për shkak të paraqitjes së dëshmive të reja që këta persona mund t’i lirojnë nga akuza për vrasjen e maqedonasve, përcjell albinfo.ch.
Dy të akuzuar të tjerë për këtë vepër, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, ndodhen në arrati.
“Është një fitore e të gjithë atyre që janë angazhuar për të ardhur deri te ky moment. Është hapi i parë që u bë drejt zbardhjes së rastit dhe shpresojmë se do të përfundojë ky ankth dhe e vërteta do të dalë në sipërfaqe, si për familjet tona, ashtu edhe për familjarët e viktimave, pasi edhe ata duan drejtësi apo të dinë autorët e vërtetë të vrasjes së djemve të tyre”, ka deklaruar Bedri Ajdari nga këshilli i familjarëve të dënuar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?