Lifestyle
Egjiptiani komenton këngën e Dua Lipës, bëhet hit në internet
Ylli egjiptian i rrjeteve sociale, Mohammed Tarek, është i njohur për videot e tij komike dhe së fundmi ka bërë sërish një të tillë me komentimin e hitit të sivjetmë të këngëtares kosovare Dua Lipa “New Rules” (Rregullat e reja).
“New Rules” e lansuar gjatë verës ka grumbulluar më shumë se 720 milionë klikime vetëm në YouTube dhe po dëgjohet në gjithë botën.
20-vjeçari starton duke e shndërruar në versionin arab emrin e Dua Lipës, “Du3aa Liba”, shkruan Albinfo.ch.
Rregulli i parë:
Teksti i Dua Lipës:
“Mos e hap telefonin, ti e di që ai të thërret vetëm kur është i dehur dhe i vetmuar”.
Këtij teksti Tarek iu përgjigj duke thënë: “Së pari, je në lidhje me një alkoolist. Ky person pi alkool, andaj pse del me të?”.
Rregulli i dytë:
Teksti i Dua Lipës:
“Mos e lërë të hyjë, duhet ta përjashtosh sërish”.
“Nëse prindërit tuaj janë në shtëpi, duhet ta lini të hyjë”, ka thënë arabi duke bërë shaka me traditat që kanë arabët kur në një shtëpi hyn i dashuri i vajzës.
Ai ka bërë shaka edhe me rregullin e tretë, që në tekstin e “New Rules” është: “Mos u bë shoqja e tij, e dini se do të zgjoheni në shtratin e tij në mëngjes”.
Tarek ka kërkuar nga fansat e tij në shaka që të luten për këtë rregull.
Ai më pas ka vazhduar me traditën e tij kombëtare duke pyetur Dua Lipën “Ku i ke prindërit?”.
https://www.facebook.com/mohammedtarektv/videos/999430366864060/
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës