Kosova
Haradinaj: Qeveria është partner i vazhdueshëm për prodhuesit
“Ju inkurajoj të gjithëve që të jeni krenarë për sukseset tuaja në ekonomi, për të arriturat tuaja, për profitin që realizoni dhe ju inkurajoj që të insistoni që atë profit ta investoni më tutje me zgjerimin dhe rritjen tuaj”
Në kuadër të aktivitetit, “Javët e Biznesit Kosovar”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës shefi i qeverisë kosovare Ramush Haradinaj mori pjesë në nisjen e këtij manifestimi tradicional, me moton, ‘Vetëm nuk mundemi, por bashkë po’.
Ai theksoi se përkushtimin për të ndihmuar prodhuesit e kanë dëshmuar që në veprimet e para, me dialogun e filluar me prodhues, me të cilët është biseduar për hapat që duhet ndërmarrë për të lehtësuar prodhimin në vend.
“Ju inkurajoj të gjithëve që të jeni krenarë për sukseset tuaja në ekonomi, për të arriturat tuaja, për profitin që realizoni dhe ju inkurajoj që të insistoni që atë profit ta investoni më tutje me zgjerimin dhe rritjen tuaj”, tha kryeministri. Ai ka thënë se Qeveria është partner i vazhdueshëm për prodhuesit dhe Zyra e Kryeministrit dhe çdo ministri, është edhe zyra e tyre.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka kërkuar përkrahje nga institucionet e po ashtu kërkoi që sa më shumë të konsumohen produktet vendore.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind