Shkurt.ch

Qeni vret me pushkë gjahtarin!

Njëra ndër rregullat e përfolura rreth asaj se çfarë përbën lajm në gazetari, thotë se “lajm nuk është kur qeni kafshon njeriun por kur njeriu kafshon qenin”.

Por, kur qeni e qëllon me pushkë njeriun, është gjithashtu lajm edhe pse rolet këtu janë disi të ndërruara! Kështu ka ndodhur në Rusi, kur një qen gjueti duket të jetë ngatërruar në një çifte dhe me të ka qëlluar gjahtarin që po gjuante bashkë me të zotin e qenit.

E shtëna ka qenë fatale për gjahtarin!

I zoti i qenit, ka marrë përgjegjësinë mbi vete, bëjnë të ditur mediet dhe për këtë faj, do të mbajë 15 muaj arrest shtëpiak, për vrasje nga pakujdesia, shkruan weltonline.de.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur më parë edhe n SHBA, kur një qen po kështu kishte gjuajtur nga një çifte dhe e kishte qëlluar të zotin në prapanicë, i cili për fat kishte shpëtuar.