Bota
Sulmohet me thikë kryebashkiaku në lokalin turk, i shpëton jetën pronari i lokalit
Sulmuesi e ka pyetur Hollsteinin: “A je ti kryebashkiaku?” dhe i është drejtuar me ton agresiv: “Mua më lini këtu të vdes etjeje ndërsa i lejoni brenda 200 .000 njerëz të huaj”. Menjëherë pastaj e ka goditur me thikë
Pronari i një restoranti turk me ushqim të shpejtë (Döner) i ka shpëtuar jetën kryebashkiakut Andreas Hollstein të qytetit gjerman Altena, Sauerland.
Politikani i CDU-së në pushtet, është sulmuar me thikë nga një person i dehur, me ç`rast ka pësuar një plagë 15 cm të gjatë në qafë por është jashtë rrezikut për jetën, transmeton albinfo.ch mediet gjermane.
Pas trajtimit, ai është liruar nga spitali.
Mediet gjermane shkruajnë se sulmuesi i alkoolizuar ka bërë kritika të ashpra kundër politikës së refugjatëve në qytetin Altena. Pastaj ai e ka pyetur Hollsteinin: “A je ti kryebashkiaku?” dhe i është drejtuar me ton agresiv: “Mua më lini këtu të vdes etjeje ndërsa i lejoni brenda 200 .000 njerëz të huaj”. Menjëherë pastaj e ka goditur me thikë. Me këtë rast ka ndërhyrë pronari turk, (Demir Abdullah) i cili po ashtu ka pësuar plagë nga thika e sulmuesit, transmeton albinfo.ch. Ai ka treguar kurajë qytetare duke i dalë në ndihmë dhe shpëtuar jetën kryebashkiakut.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik