Lifestyle

Rita i afrohet vendit të parë në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe

Rita Ora me këngën e saj “Anywhere” i është afruar shumë majës në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe.

Sipas njoftimit zyrtar, Camila Cabello udhëheq edhe këtë javë me “Havana”, por me vetëm 200 shitje më shumë online se”Anywhere” e Rita Orës duke e bërë këtë garë edhe më të nxehtë, transmeton Albinfo.ch.

Pas dy këngëtareve është Ed Sheeran me “Perfect” në pozitën e tretë, ndërsa top-pesëshen e mbyllin Marshmello dhe Khalid me “Silence” dhe Big Shaq me “Man’s Not Hot”.

“Anywhere” e Rita Orës u publikua më 20 tetor dhe deri tani ka grumbulluar më shumë se 20 milionë klikime vetëm në YouTube.