Shkurt.ch

Migracioni, problem edhe për SP-PS-në

"Përmes tatimeve të ulëta janë joshur ndërmarrjet ndërkombëtare. Kjo sjell me vete edhe migracion të shtuar dhe shtrenjtim të banesave"

Partia Socialdemokrate (SP-PS) ka konstatuar se ka probleme në fushë të migrimit në Zvicër. “Sidomos në regjionin e Cyrihut dhe në atë të Gjenevës janë tejkaluar kufijtë e të dëshiruarës” thuhet në një letër ku SP ka shfaqur qëndrimet e saj.

Në regjionet e përmendura përmes tatimeve të ulëta janë joshur ndërmarrjet ndërkombëtare. Kjo sjell me vete edhe migracion të shtuar gjë që e shkakton shtrenjtim plotësues të  çmimeve të banesave.

Për këtë arsye, sipas SP-PS-së, nevojitet dirigjim politik i migracionit. Konkretisht kjo parti synon ndryshimet në politikën tatimore. Vetëm regjionet me ekonomi të pazhvilluar do të duhej të lejoheshin që përmes zbritjes së tatimeve t`i tërheqin ndërmarrjet e huaja.