Shqipëria
Dy qeveritë zbarkojnë në Vlorë për të shënuar festën e Pavarësisë
Në Vlorë, në Shtëpinë Muze sot do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zyrtare e Vitit Mbarëkombëtar te Skënderbeut
Nga qyteti i Korçës ku dy qeveritë nënshkruan disa marrëveshje, ministrat e Qeverisë së Edi Ramës dhe ata të Ramush Haradinajt, sot kanë zbarkuar në Vlorë për të ngritur flamurin dhe për të festuar 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në Vlorë, ku edhe ishte shpallur shteti shqiptar, do të ketë një varg aktivitetesh.
Manifestimeve në Vlorë sot i bashkohet edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili mbrëmë pasi bëri homazhe në Prekaz ka thënë se po niset për në Vlorë për t’iu bashkuar festës mbarëkombëtare.
Në Vlorë, në Shtëpinë Muze sot do të zhvillohet një aktivitet i përbashkët, ku do të shpallet dhe logo zyrtare e Vitit Mbarëkombëtar te Skënderbeut.
Mbledhja e dy qeverive shqiptare që u zhvillua dje shënon dhe hapjen zyrtare të Vitit të Skënderbeut me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar. Kjo është mbledhja e katërt e dy qeverive.
Mbledhja e parë midis dy qeverive u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014, në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, këtë herë në Tiranë, ku qeveria e Kosovës u prezantua me kryeministrin Isa Mustafa. Më 3 qershor 2016 dy qeveritë u mblodhën përsëri, për të tretën herë, këtë radhë në Prishtinë dhe dje u mblodhën në Korçë.
Tanimë është bërë një traditë që çdo vit të ketë një qeveri e dy vendeve shqiptare, nga të cilat kanë dal disa marrëveshje. Kësaj here u dha një ide nga ministri shqiptar i Diasporës, Pandeli Majko, që të hiqet kufiri ndërmjet dy shteteve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?