Shkurt.ch

Qeveria nuk ka autorizuar ndjekjen e tatimorëve gjermanë

Zëdhënësi i qeverisë zvicerane ka thënë se “Qeveria Federale nuk ka dhënë autorizim për ndjekje penale në këtë rast"

Që nga shpërthimi i “konfliktit tatimor” në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë, mbrëmë ka folur për herë të parë Qeveria federale e Zvicrës. Duke bërë fjalë për urdhërarrestin e lëshuar nga Zvicra për tre agjentë tatimorë të Gjermanisë, zëdhënësi i qeverisë ka thënë se “Qeveria Federale nuk ka dhënë autorizim për ndjekje penale në këtë rast.

Mirëpo, departamenti i drejtësisë në këtë qeveri, i kishte dhënë që në vitin 2010 prokurorisë federale autorizimin për një gjë të tillë. Por, qeveria nuk kishte qenë e informuar.

Ndërkaq, një zëdhënës i Qeverisë Gjermane ka deklaruar se Gjermania vazhdon të jetë e interesuar për të lidhur një marrëveshje të re për tatimet. Me një marrëveshje të tillë, problemet aktuale do të zgjidheshin me një goditje.