Maqedonia

Dy persona të vrarë në Shkup

Dy persona kanë mbetur të vrarë pas një incidenti të armatosur që ka ndodhur sot pasdite në lagjen e Kisella Vodës të Shkupit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB-ja, të cilët bashkë me Prokurorin Publik kanë dalë në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertizë, shkruan ‘Alsat’. Sipas informatave paraprake ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personave të panjohur dhe pronarit të këmbimores, përcjell albinfo.ch.

Në tentim për të kryer vjedhjen personat e armatosur fillimisht janë përleshur fizikisht me pronarin e këmbimores, pas çka pronari Goce Angeleski ka marrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të grabitësve, të cilët nga plagët e marra kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

https://www.youtube.com/watch?v=bGvQbVNOphE