Shkurt.ch

Nuk ndiqet penalisht ministri turk

Një deklaratë e ministrit turk për marrëdhënie me BE-në, Egemen Bagis e dhënë në Cyrih, në muajin janar, me ç`rast ai mohonte gjenocidin turk mbi armenët, ka mundur t`i kushtonte atij me ndjekje penale.

Mirëpo, autoritetet e Cyrihut kanë vendosur të mos iniciojnë ndjekje penale për ministrin turk, njoftojnë mediet zvicerane.

Organet ndjekëse kishin bërë hetimet e duhura nëse veprimi i ministrit turk plotësonte figurën e veprës penale të shkeljes së ligjit kundër racizmit.Por, ato kanë ardhur në përfundimin se  atë e mbron nga ndekja, imuniteti i deputetit.