Kosova
Nënshkruhen 12 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës
Mbledhja e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ka rezultuar me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, kryeministrat Ramush Haradinaj i Kosovës dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama kanë nënshkruar marrëveshjet dhe më pas përfaqësuesit e ministrive përkatëse për fusha të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshjet që janë nënshkruar nga dy qeveritë shqiptare janë:
Marrëveshje në fushën e arsimit, në shkëmbimin e përvojave dhe përmirësimin e politikave, marrëveshje në fushën e jashtme, pastaj për vërtetimin e periudhave të sigurimit dhe të drejtës për pension.
Më pas është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi sa i përket kulturës. Marrëveshja për zhvillim ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, pastaj memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe e fundit në fushën e energjisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?