Shkurt.ch

Një rekord tjetër i papunësisë në Eurozonë

17.1 milionë njerëz janë regjistruar si të pa punë gjatë muajit shkurt në Eurozonë

Vazhdon të rritet papunësia në Eurozonë, duke arritur një tjetër rekord.

Kurrë nuk ka qenë më e lartë se gjatë muajit shkurt shkalla e papunësisë që nga aplikimi i përbashkët i valutës euro në vendet e BE-së. 

Shkalla e papunësisë në 17 vendet anëtare të BE-së  arriti në 10.8% .

Këto të dhëna i bëri publike të hënën zyra e statistikave “Eurostat”.

Me një normë me të madhe të papunësisë prinë në listë Spanja me 23.6 për qind,  pastaj vjen Greqia me 21.0 për qind.

Niveli më i ulët i papunësisë është regjistruar në Austri me 4.2 për qind, Holandë 4.9 për qind, Luksemburg 5.2 për qind dhe në Gjermani  me 5.7 për qind.

Këto të dhëna publikohen vetëm një ditë pasi Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se ka siguruar 530 miliardë  euro të tjera në kredi me interesa të ulëta për 800 banka në vendet e BE-së.