Shkurt.ch
Zviceranët, në vendin e tretë në botë për konsumim të kafesë: 2.9 filgjana në ditë
Llogaritur për gjithë vitin, del se ata kanë konsumuar afër 1100 kafe. Norvegjezët, që zënë vendin e parë, kanë konsumuar mesatarisht nga 1275 kafe në vit
Nga një sondazh i bërë nga Cafetier-Suisse rreth sasisë së konsumimit të kafesë për kokë banori në nivel botëror, rezulton se zviceranët zënë vendin e tretë. Para tyre në radhë janë vetëm gjermanët dhe norvegjezët që pinë më shumë kafe se zviceranët, shkruan srf.ch.
Kështu, sipas sondazhit në fjalë, zviceranët gjatë vitit të kaluar kanë pirë mestarisht nga 2.9 filgjana me kafe. Llogaritur për gjithë vitin, del se ata kanë konsumuar afër 1100 kafe, transmeton albinfo.ch. Norvegjezët, që zënë vendin e parë, kanë konsumuar mesatarisht nga 1275 kafe në vit dhe gjermanët, nga 1246. Në vendin e katërt vijnë austriakët me 1056 kafe dhe në të pestin amerikanët, me nga 680 kafe të pira në vit.
Më tutje sondazhet e organizatës së përmendur tregojnë se kafeja në Zvicër, vitin e kaluar është shtrenjtuar për një rap (cent). Kështu, një “Cafe creme”, që është lloji i konsumuar më së shpeshti i kafesë në Zvicër, mesatarisht kushton 4.24 franga.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?