Bota
Pasuria e Bezos kalon mbi 100 miliardë dollarë
Jeff Bezos është miliarderi më i ri botëror që ka kaluar shifrën e 100 miliardë dollarëve pasuri.
Themeluesi i “Amazon.com” pati rritje prej më shumë se 2 për qind të aksioneve, pas shitjeve të mëdha për “Black Friday”.
Kompania për shitje online përfitoi këtë ditë 18.4 për qind më shumë se vitin e shkuar, sipas të dhënave nga “Adobe Analytics”, transmeton Albinfo.ch.
Kjo është hera e parë që një person kalon shifrën e 100 miliardë dollarëve që nga viti 1999, kur Bill Gates i Microsoftit kishte arritur ta bënte atë.
Bezos së fundmi kaloi Gatesin në listën e më të pasurve në botë. Edhe Bezos tashmë ka nisur të fokusohet në filantropi, sikurse Gates. Që nga viti 2002 ai ka dhuruar 500 milion dollarë deri tani.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik