Ekonomi

Forcohet euro

Euro forcohet për të tretën herë, pas një seri sondazhesh të biznesit evropian me perspektiva më të forta për rritjen ekonomike në rajon, përcjell albinfo.ch.

Euro u rrit 0.2 për qind kundrejt një dite më parë, në 1.1847 dollarë dhe nuk largohet shumë për një muaj nga kulmi i 1.1862 dollarëve javën e kaluar.

Ndërkohë, dollari ka ulur humbjet pasi regjistroi rënien më të madhe në pesë muajt e fundit, duke qenë se investitorët kanë reduktuar rolin dhe perspektivën e rritjes së normës së interesit për vitin e ardhshëm në SHBA, në bazë të procesverbalit nga mbledhja e kaluar monetare e Rezervës Federale.

Indeksi i dollarit ishte poshtë 0.1 për qind kundrejt shportës së monedhave 9.15 pikë, pas rënies nga 0.8 për qind, rënia më e madhe ditore që nga qershori.