Shkurt.ch

Kosovarin e zë gjumi mbi timon në autostradë!

Shoferi 19 vjeç nuk ka pësuar asgjë përveç frikës së madhe, dhe lejes së vozitjes, e cila i është marrë në vendin e ngjarjes

Një automobilist 19 vjeçar me prejardhje kosovare ka bërë “një sy gjumë” në orët e hershme derisa po e ngiste automjetin e tij dhe është aksidentuar. Vetë kosovari e ka pranuar se e kishte zënë gjumi mbi timon në autostradën A4, në degëzimin në mes të lokaliteteve Küsnacht dhe Rütihof.

Pasi e kishte humbur kontrollin mbi timonin, makina kishte shkuar në të majtë, duke goditur mbrojtëset metalike në mes është hedhur mbrapa mbi të dy korsitë dhe është ndalur vetëm në shiritin rezervë të autostradës.

Shoferi nuk ka pësuar asgjë përveç frikës së madhe, si dhe lejes së vozitjes, e cila i është marrë në vendin e ngjarjes ndërkohë që automobili është shkatërruar në tërësi. Dëmet vlerësohen rreth 10.000 franga.

Për të hequr autimjetin e dëmtuar nga rruga, është dashur që njëri krah i autostradës të bllokohet për njëfarë kohe, njofton policia.

Kosovari 19 vjeçar do të përgjigjet para prokurorisë së përgjithshme të kantonit të Zugut, shkruan gazeta “Südostschweiz”.