Shkurt.ch

E thyen këmbën, për t`i ngjarë këngëtares së adhuruar!

Se deri ku mund të shkojë adhurimi i verbër i një idhulli nga muzika, në mënyrën më absurde tregon rasti me një adhuruese fanatike të këngëtares britanike Jessie J. Kur kjo e fundit e kishte thyer këmbën dhe në televizion ishte emetuar pamja e saj me këmbën në gjips, asaj i kishte ndodhur diçka e papritur.

Një fanse e saj, tinejxhere, e njohur edhe më parë për adhurimin e verbër ndaj këngëtares, e kishte bërë të njëjtën gjë! E kishte thyer këmbën, por jo aksidentalisht. Ajo e kishte bërë këtë me qëllimin që „t`i ngjajë“ këngëtares së adhuruar. Vajza ia kishte dërguar asaj me postë letrën me një fotografi të këmbës së thyer. Në letër shkruante: „Unë do të bëj çdo gjë për të qenë sikur ti“.

Siç shkruan gazeta britanike „The Sun“, këngëtaren ka filluar të brengosë seriozisht kjo dhe po shqetësohet për sigurinë e vet. Për këtë arsye ajo po mendon të angazhojë roja personale.