Kosova
Majko: Diaspora do të ndihmojë në promovimin e imazhit
"Të dyja shtetet po shikojnë mundësinë për t`i bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduar të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre
Ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet për festat e nëntorit, transmeton albinfo.ch.
Në Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë, Majko tha se më 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut të hapen edhe kufijtë mes dy vendeve.
“Të dyja shtetet po shikojnë mundësinë për t`i bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduar të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim.
Kalimi nga modeli i reminitencave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitencave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet ku bashkatdhetarët jetojnë në një numër më të madh. Drama, drama ishte viza hyrëse. Tragjedia, tragjedia ishte taksa doganore. Ne të krahun tjetër nga Shqipëria po ju presim”, ka thënë Majko.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind