Kuriozitete
Njeriu i pastrehë ua jep 20 dollarët e fundit, ata e shpërblejnë me 280 mijë dollarë!
Kate i është shumë mirënjohëse varfanjakut i cili e kishte ndihmuar kur ajo kishte mbetur në mes të rrugës me makinën e shuar pa benzinë dhe pa asnjë dysh në xhep
Ngjan me përrallat por ka ndodhur në realitet. Një amerikan i pastrehë, me paratë e tij të fundit, 20 dollarë, ua ka paguar benzinën për makinën e tyre Kate McClure dhe mikut të saj Mark D`Amico që në atë moment kishin mbetur pa lekë, shkruajnë mediet amerikane.
Por ky gjest bamirësie u ka bërë aq shumë përshtypje dy të rinjve sa që kanë vendsour t`i bëjnë atij Johny Bobbit Jr. një shpërblim të veçantë, transmeton albinfo.ch. Dhe ky shpërblim ka tejkaluar mbi njëmijë herë shumën e parave që Bobbit kishte dhënë për Kate dhe Mark.
Kate kishte iniciuar një aksion në internet për grumbullimin e ndihmave për të varfrin bamirës. Aksioni i titulluar “Gofundme.com” ka prekur zemrat e afër 10 mijë njerëzve, të cilët kanë dhënë “sa u ka kushtuar shpirti”. Kështu, të enjten ishin ende vetëm 60 mijë dollarë ndërkohë që tashmë janë grumbulluar 280 mijë dollarë, bën të ditur Kate McClure nga New Jersey, përcjell albinfo.ch. Kate i është shumë mirënjohëse varfanjakut i cili e kishte ndihmuar kur ajo kishte mbetur në mes të rrugës me makinën e shuar pa benzinë dhe pa asnjë dysh në xhep.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?