Kuriozitete
Gruaja më e shkurtër në botë
Një nga rekordmbajtëset më interesante të Librit të Rekordeve Guinness është Jyoti Kisanji Amge, një 24-vjeçare nga India që njihet si Gruaja më e shkurtër në botë.
Ajo ka këtë titull që nga viti 2011 dhe është e gjatë vetëm 62.8 centimetra.
Në një intervistë të fundit për “Beyond the Record”, Jyoti ka folur më shumë për jetën e saj si një prej yjeve më të mëdha të botës.
“Kur shkova për trajtim, doktori më tha se kam një limitim në hormone dhe kjo është arsyeja përse gjatësia ime u ndal së rrituri. Doktori më tha se për shkak të mungesë së hormoneve, gjatësia dhe pesha do të jenë të pandryshueshme”, shpjegon ajo, transmeton Albinfo.ch.
“Më e mira e gjatësisë sime është që jam bërë ekstremisht e famshme në botë. Kam vëmendjen e të gjithëve kudo që shkoj”, thotë ajo duke qeshur.
Gjatë viteve të rekordit, Jyoti është takuar edhe me fitues të tjerë të Rekordeve Guinness, si Chandra Dangi, Burri më i shkurtër ndonjëherë.
“U ndjeva shumë rehat dhe shumë e kënaqur që ka njerëz në botë sikur unë”, shton ajo.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?