Bota
Kryeministri slloven mund të shkarkohet, pasi mbështeti një refugjat
Mbështetja që i ofroi një refugjati sirian, mund t’i kushtojë postin kryeministrit të Sllovenisë, Miro Cerar. Ai po përballet me mundësinë e ndjekjes penale dhe nëse partia e djathtë e opozitës do të jetë e suksesshme në mocionin e saj, mund të shkarkohet nga detyra.
Rasti i Ahmad Shamieh, një 60-vjeçar që mbërriti në Slloveni në vitin 2015, ku mësoi gjuhën dhe u bë shembull i integrimit të suksesshëm të emigrantëve, po përçan politikën sllovene, shkruan “TCH”.
Ai u bë objekt debati pas refuzimit të kërkesës për azil nga gjykatat vendase, të cilat urdhëruan depërtimin drejt Kroacisë, ku kishte bërë ndalesën e parë në BE, përcjell albinfo.ch.
Dy deputetë me emër, Jan Škoberne, nga partia e majtë në koalicionin qeveritar SD dhe Mihe Kordiš nga opozitarja Levica, e çuan refugjatin sirian në parlament për të penguar policinë ta marrte atë.
I pyetur në një konferencë për shtyp, lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen, Cerar, kryeministër që prej 2014-ës, sugjeroi se edhe ai donte t’i garantonte 60-vjeçarit qëndrimin. Përgjigja e tij nxiti pretendimet e së djathtës se kryeministri po përpiqej të ndërhynte në çështjet e drejtësisë së pavarur.
Partia Demokratike e Sllovenisë, e drejtuar nga Janez Janša, njoftoi se do të kërkonte ndjekjen penale të Cerar.
Jansa e akuzon kryeministrin se është anti-slloven dhe se favorizon të huajt.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Sharri’ organizon festë me rastin e 28 Nëntorit ...
-
Studentët shqiptarë në Diasporë, urë lidhjeje me atdheun
-
Përfaqësuesit e Albanian Engineering of Switzerland vizitojnë nga afër ndërtimin e stacionit hekurudhor në Bernë
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi performon në Vjenë
-
Erdhën nga Suedia në Kosovë për të zhvilluar tutje sportin e famshëm Golf
Jeta në Zvicër
-
Këto janë komunat më tërheqëse për të jetuar në Zvicër Kushdo që mendon të lëvizë, do të kërkojë një vend të ri për të jetuar bazuar...
-
Zvicra është pa dyshim më pak e sigurt se sa ishte disa vjet më parë
-
Zvicra grumbulloi ar me vlerë rreth 15 miliardë franga
-
Tryezë e rrumbullakët në Lozanë
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Zvicër: cilat janë sfidat, cilat janë zgjidhjet dhe cilat janë mundësitë?
-
Mbi 3 milionë njerëz erdhën në Zvicër nga viti 2002