Shkurt.ch

Gjetje rekorde e monedhave antike

Monedhat janë gjetur në një hapësirë prej gjithsej 50 metrash katrorë dhe vetëm pak centimetra nën sipërfaqen e tokës

Në Füllinsdorf, kantoni Baselland është gjetur një thesar prej 293 monedhash kelte të argjendit, të vjetra rreth 2000 vjet. Bëhet fjalë për gjetjen më të madhe të bërë ndonjëherë në Zvicër të monedhave prej argjendit.

Monedhat janë gjetur në një hapësirë prej gjithsej 50 metrash katrorë dhe vetëm pak centimetra nën sipërfaqen e tokës.

Sipas arkeologëve të kantonit Baselland, këto monedha duket të jenë groposur së bashku. Ato me një diametër prej rreth 1 cm dhe peshë prej 2 gramësh, hynë në mesin e monedhave të vogla.

Vendgjetja e tyre, Füllindorfi nuk ka qenë deri më tash i njohur për arkeologët.Po kështu, në vendin e gjetjes së monedhave nuk dihet të ketë pasur ndonjë vendbanim antik.