Shkurt.ch
Kontroll i pashmangshëm për personat me ngjyrë
Për herë të parë një gjykatë në Gjermani vendosi se ngjyra e lëkurës mund të jetë shkak për një kontroll pasaporte nga policia
Në Gjykatën Federale Administrative në Koblenc, një prej policëve tregon hapur kriteret e tij në vendimin për kontrollet.
“Ai i drejtohet njerëzve, të cilët i duken si të huaj”, thuhet në argumentimin e vendimit, i cili u publikua të mërkurën nga gjykata në fjalë. transmeton DW.
“Kjo ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës por edhe me faktin nëse udhëtari ka me vete bagazh apo nëse qëndron vetëm diku në tren. Paditësi në këtë rast ra në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës.”, tregon më tutje kriteret polici gjerman.
Për gjykatën ky shpjegim konsiderohet i lejueshëm, padia e shtetasit gjerman me sfond migracioni u hodh poshtë.
Në praktikë kjo do të thotë se udhëtarët në Gjermani mund të kontrollohen nga policia për shkak të karakteristikave etnike.
Gjykata Administrative në Koblenc me vendimin e saj synon të sigurojë “efiçencën e punës së policisë” në kontrollin e imigracionit ilegal, deklaron zëdhënësi për shtyp Christoph Gietzen.
“I vetmi kriter logjik është pamja e jashtme e një njeriu. Në kontrollet e rastësishme, pa bazë dyshimi, që kryen policia kufitare gjermane nuk ka tjetër kriter”, tha ai.
Pa bazë dyshimi do të thotë që mund të kontrollohen dokumente identifikimi pa një dyshim konkret për një akt penal.
Sipas vlerësimit të gjykatës është e lejuar që punonjësit e policisë të orientohen te ngjyra e lëkurës, gjuha apo veshja .
“Kjo është megjithatë e ligjshme vetëm kur policia është në dijeni se në pjesë të caktuara të rrugës hekurudhore ndodhin hyrje të paligjshme të të huajve apo shkelje të ligjit për qëndrimin në Gjermani.”
Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut në Gjermani e kritikojnë vendimin ashpër pasi asnjëherë më parë në ndonjë gjykatë gjermane ngjyra e lëkurës nuk është deklaruar kaq hapur si arsye për kontrolle.
“Vendimi i gjykatës së Koblencit është një shkelje e së drejtës themelore për ndalimin e diskriminimit racor”, thotë Petra Follmar-Otto nga Instituti gjerman për të Drejtat e Njeriut.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës