Lifestyle

Denzel Washington, i transformuar për rolin e ri

Fituesi i dyfishtë i shpërblimit Oscar, Denzel Washington, ka promovuar filmin e tij të fundit “Roman J. Israel, Esq.” në Nju-Jork.

Për rolin kryesor, Washington iu nënshtrua një ndryshimi drastik të pamjes së tij, në rolin e një avokati brilant, jeta e të cilit u shënua duke luftuar për jetët e të tjerëve dhe të drejtave të tyre, derisa për aktivizimin e tij pagoi çmim të shtrenjtë.

Roli për Denzelin është shkruar nga regjisori Dan Gilroy, i cili pranoi se nuk mund të paramendonte ndonjë aktor tjetër për këtë karakter kompleks.

Po ashtu në premierë ishte edhe aktorja Carmen Ejogo, në rolin e kampiones së re për të drejtat e njeriut, me të cilën avokati krijon miqësi, por një seri turbulente e ngjarjeve bëjnë që karriera e avokatit të testohet.