Shkurt.ch
Zvicra, më 2018 pranon 500 specialistë të huaj më tepër se në vitin 2017
Vitin që vjen, ndërmarrjet zvicerane do të kenë mundësi të punësojnë më tepër fuqi punëtore me kualifikime të larta nga vendet e treta ndërsa ofrues shërbimesh nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, në krahasim me vitin 2017
Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli Federal ka caktuar numrat maksimalë që mund të përmbajnë kontingjentet për punëtorët nga vendet e treta dhe të BE-së e të EFTA-s. Për të realizuar këtë, qeveria e vendit në shtator të këtij viti kishte marrë vendimin orientues, thuhet në një komunikatë shtypi të publikuar nga Këshilli Federal i Zvicrës. Ndërsa sot, më 22 nëntor, ka vendosur për rishikimin e pjesshëm të rregullores mbi lejimin, qëndrimin dhe punën (e të huajve).
Kështu, vitin që vjen, ndërmarrjet zvicerane do të kenë mundësi të punësojnë më tepër fuqi punëtore me kualifikime të larta nga vendet e treta ndërsa ofrues shërbimesh nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, në krahasim me vitin 2017, shkruan albinfo.ch. Mbi këtë bazë, në vitin e ardhshëm për punë në Zvicër do të mund të rekrutohen gjithsej 8000 specialistë nga vendet e treta, që është 500 më shumë se gjatë vitit 2018.
Për këta janë në dispozicion 3500 leje të rregullta të qëndrimit (Viza B) ose 500 më shumë se vitin e kaluar, dhe 4500 viza L (për qëndrim të shkurtë), shkruan albinfo.ch. 500 lejet e mbetura shkojnë në rezervat e federatës dhe do të përdoren për nevojat shtesë që do të paraqesin kantonet.
Po ashtu 1250 viza B dhe 2000 L do t`u ndahen kantoneve.
Vendimi hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët