Shkurt.ch

Në shënjestër: Mafia italiane dhe eurolindore

Nga shkaku se Italia ka ngritur presionin mbi mafinë e atjeshme, kjo e fundit po e bart aktivitetin e saj gjithnjë më tepër në Zvicër

Qeveria e Zvicrës ka proklamuar sot se ka përshtatur një strategji të re për tri vitet e ardhshme kundër kriminalitetit në rritje të bandave nga jashtë.Qeveria me këtë ka për qëllim të reagojë në veçanti ndaj bandave mafioze të Italisë dhe të Evropës Juglindore.

Shkalla e kërcënimit nga bandat e përmendura ka ndryshuar, thotë në një komunikatë të veten Departamenti Federal për Drejtësi dhe për Punë Policore. Nga shkaku se Italia ka ngritur presionin mbi mafinë e atjeshme, kjo e fundit po e bart aktivitetin e saj gjithnjë më tepër në Zvicër.

Rreziku më i madh që është identifikuar në Zvicër vjen nga “Ndrangheta” e Kalabrisë.

Fokusimet tjera të strategjisë së ripunuar janë kriminaliteti ekonomik, spiunazhi, kriminaliteti në internet dhe terrorizmi ndërkombëtar.