Integrimi
Gjenevë: Debat rreth suksesit shkollor të fëmijëve emigrantë
Tryeza mbahet sonte, nga ora 18:30-20:00, adresa: UPA, Chemin Surinam 7, 1203 Gjenevë
Siç edhe e kemi botuar më herët lajmin, sonte Universiteti Popullor Shqiptar, në bashkëpunim me portalin albinfo.ch organizojnë një debat me specialistë për temën e suksesit shkollor si dhe integrimit të të rinjve me prejardhje emigruese.
Në fakt, integrimi i suksesshëm i të rinjve ndërlidhet ngushtë me suksesin në arsimimin, sepse ky i fundit e kushtëzon kyçjen profesionale të personave me prejardhje të huaj në Zvicër.
Në suaza të diskutimeve, do të nënvizohen vështirësitë që hasin prindërit migrantë në shkollimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre, si dhe të kuptohen mekanizmat shkollorë ekzistues për t’ iu ndihmuar atyre.
Prezantimet e intervenuesve të ftuar në këtë tryezë priten po ashtu të shtjellojnë realitetin ekzistues të familjeve migrante, të cilat janë me nivel arsimor më të ulët se të atyre të vendit pritës dhe se kjo ndikon po ashtu edhe në gjasat e ngritjes sociale të fëmijëve të tyre.
Një lajm të mëhershëm që kemi botuar, një studim i realizuar nga Universiteti i Freiburgu-t në Gjermani, nënvizonte faktin se fëmijët e punëtorëve kanë më shumë vështirësi për t’u regjistruar në gjimnaze.
Prandaj, kjo tryezë synon ta shtrojë debatin për këtë çëshjtje, por edhe të hapë shtigje se si të lehtësohet trajektorja arsimore dhe profesionale e të rinjve me prejardhje të familjeve migruese.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













