Shkurt.ch
Qeveria, e vendosur për luftim më efikas të tregtisë me organe
Sipas marrëveshjes kornizë të KE do të sanksionohen edhe deliktet e tregtisë me organe që kryhen nga zviceranët jashtë vendit
Këshilli Federal synon të veprojë në mënyrë më efikase kundër tregtisë ilegale me organe njerëzore. Risia këtu është që për delikte të tregtisë me organe do të dënohen edhe zviceranët që këtë e bëjnë jashtë vendit.
Këshilli Federal e mbështet një marrëveshje kornizë të Këshillit të Evropës e cila unifikon masën e dënimit në nivel ndërkombëtar. Në mënyrë që Zvicra të mund të ratifikojë Konventën për tregtinë me organe, ajo duhet ta bëjë përshtatjen e Ligjit mbi Transplantimin. Qeveria e vendit në mbledhjen e saj të 22 nëntorit ka hapur konsultat rreth kësaj.
Zvicra ka punuar në përpunimin e marrëveshjes së përmendur të KE-së dhe e ka nënshkruar atë më 10 nëntor 2016, shkruan albinfo.ch. Ajo parasheh unifikimin e të drejtës penale në mënyrë që të arrihet ndjekja më efektive e individëve dhe organizatave kriminale. Të gjitha deliktet që lidhen me tregtinë me organe duhet të sanksionohen, që nga rekrutimi i dhuruesve, nëpër marrjen e organit e deri te transplantimi i tij. Viktimat duhet të mbrohen më mirë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar të lehtësohet.
Zvicra i plotëson tashmë në masë të madhe kërkesat e konventës në fjalë. Ligji në Zvicër e ndalon që të jepen para për të siguruar një organ ose të merren para në këmbim të dhënies së organit si dhe të bëhet tregti me organe. Por këto ndalime vlejnë vetëm kur tregtia me organe bëhet në Zvicër ose iniciohet nga Zvicra dhe kryhet jashtë saj, përcjell albinfo.ch. Ndërsa sipas marrëveshjes kornizë të KE do të sanksionohen edhe deliktet e tregtisë me organe që kryhen nga zviceranët jashtë vendit.
Për ratifikimin e konventës në fjalë janë të domosdoshme përshtatjet në mënyrë të përpikët të ligjit mbi transplantimin. Për këtë arsye, Këshilli Federal ia ka dërguar projektligjin përkatës Departamentit të Brendshëm për këshillim që do të zgjasë deri më 18 mars 2018.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët