Integrimi
Tetovari që do të bëhet deputet kantonal në Zvicër
Besim Kauz është kandidati tjetër për deputet në zgjedhjet për Parlamentin e kantonit Thurgau në listë të BDP-së
Besim Kauz është politikani tjetër shqiptar me prejardhje nga Maqedonia që ia ka mësyrë Parlamentit të kantonit Thurgau, duke garuar në zgjedhjet që do të mbahen në muajin prill.
44-vjeçari nga Tetova tha ta ketë braktisur SVP-në me arsyetimin se kishte ndryshuar politikën ndaj të huajve, duke aderuar në BDP-në e presidentes aktuale të Zvicrës, Eveline Widmer-Schlumpf.
Besimi thotë të jetë angazhuar politikisht në BDP, ngase sipas tij, është subjekt i vetëm politik neutral.
Prej kandidatëve në Becirkin e Weinfeldes të Thurgaus, në listën numër 6 të BDP-së për Parlamentin e Thurgaut Besimi radhitet i pesti, që do të thotë se gëzon mbështetje brenda partisë.
Ai është optimist se rezultati i zgjedhjeve që do të mbahen më 15 prill do të jetë pozitiv sa i përket të drejtave të të huajve në Zvicër.
„Këto zgjedhje do të sjellin rezultate pozitive për integrimin e të huajve. Ata do të mund të sjellin lirshëm dhe pa pengesa në gjirin më të ngushtë familjar anëtarët e tjerë të familjes. Këto tema janë diskutuar shumë shpesh në mbledhjet tona partiake dhe kam potencuar se këto kërkesa janë më se të domosdoshme për një familje komplete“, ka treguar për synimet e tij politike Besimi.
Politikani me prejardhje nga Maqedonia tha se do të angazhohet nëse zgjedhet deputet kantonal që procesi i natyralizimit të të huajve të mos komplikohet sipas propozimeve të SVP-së së Bllocherit.
Besimi nuk synon zgjidhjen e vetëm çështjeve të hapura të integrimit në raport me të huajt.
Ai shpalos idetë e tij për albinfo.ch edhe për zgjidhjen e problemeve të natyrës fetare, me zotimin se do të angazhohet që të sigurojë për myslimanët në Thurgau hapësira të veçanta varrimi.
„Pika tjetër kryesore që do të angazhohem është që edhe myslimanët në Zvicër pas vdekjes të mund të varrosen në hapësira të veçanta për myslimanët“, deklaron Besimi.
„Nuk jemi të përjetshëm, andaj duhet të mendojmë çka edhe ku pas vdekjes, normalisht ky nuk është vendim i domosdoshëm që të varrosemi në Zvicër. Unë si Besim do të angazhohem që me çdo kusht të përfitoj në ketë pikë. Unë dua ta arrij që me ligj të rregullohet që Kantoni i Thurgaut të ndajë një parcelë të veçantë për varrezat e myslimanëve“, thekson politikani shqiptar në Thurgau.
Ai premton po ashtu se do të punojë që edhe tatimet që ndahen për xhamitë në Zvicër të inkorporohen në tatimet e Kantonit.
„Numri i myslimanëve të natyralizuar është i madh, andaj duhet që vetë shteti dhe Kantoni në Thurgau të mundësojnë të drejta të barabarta fetare si për të krishterët, ashtu edhe myslimanët“, thekson Besimi.
Ai ka kërkuar edhe votën e shqiptarëve, me premtimin se do të krijojë një urë lidhëse ndërmjet zviceranëve dhe shqiptarëve, për të afruar njërin me tjetrin, që të ndjehen më të sigurt dhe të barabartë.
„Me marrjen e vizës C dhe nënshtetësisë zvicerane, ne shqiptarët nuk quhemi më kurbetçarë, por jemi vendës, se jemi vendosur të gjithë me familje këtu“, tha Besimi.
Politikani shqiptar synon me angazhimin e tij politik t’ua bëjë të qartë se shqiptarët e kanë edhe anën e mirë që nuk dallon aspak nga të tjerët.
„Ne shqiptarët kemi bërë shumë për Zvicrën dhe do të mundohemi që të mos na i mbulojnë gjërat e mira ndonjë problem i vogël që mund t‘i ndodhë çdokujt. Mendoj se jemi të fuqishëm për të treguar se mundemi edhe shumë më shumë, si për shembull, të depërtojmë edhe në politikë“, thotë kandidati për deputet kantonal.
Besimi kishte migruar në Zvicër në vitin 1998. Ai aktualisht punon si shofer autobusi, ndërsa ka të kryer edhe shkollën si disponent në Ëinthertur.
Shqiptari me prejardhje nga Tetova që për disa vjet kishte jetuar edhe në Bosnjë, ka 13 vjet që merret me politikë në Thurgau të Zvicrës.
Për 8 vjet ka qenë i angazhuar politikisht në SVP, për të kaluar më 2008 në BDP, ku edhe garon për deputet në zgjedhjet e prillit 2012.
Besim Kauz ju mund ta votoni 2 herë.
Në Becirkin e Ëeinfeldes të Thurgaus në listën numër 6 të BDP-së Besimi radhitet i pesti.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave