Shkurt.ch
Fëmijët e punëtorëve diskriminohen pa vetëdije nga mësuesit
Kjo dukuri gjen shprehjen e saj sidomos në rastet kur duhet të vendoset nëse nxënësi duhet të pranohet në gjimnaz ose jo
Fëmijët e prindërve nga shtresa e punëtorëve, për rezultatet e njëjta marrin nota më të ulëta se moshatarët e tyre nga familjet e arsimuara. Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga studiuesi i arsimit, Franz Baerisyl nga Universiteti i Freiburgut me kolegë të tij gjermanë.
Kjo dukuri gjen shprehjen e saj sidomos në rastet kur duhet të vendoset nëse nxënësi duhet të pranohet në gjimnaz ose jo. “Edhe pse nuk mund ta dimë me saktësi arsyen, mësuesit, në mënyrë të pavetëdijshme do të mendojnë se çfarë ndihmese do t`i ofrojnë prindërit fëmijës së tyre në të ardhmen, në gjimnaz”, thotë Baeriswyl.
Për kryetarin e Federatës së Mësuesve, Beat W. Zemp ky përfundim nuk është i panjohur. Mirëpo ai mendon se arsyeja përse fëmijët e punëtorëve dërgohen më rrallë në gjimnaze, ka të bëjë më shumë me prindërit e tyre. Me këtë rast duhet thënë se në pozitë të ngjashme janë edhe fëmijët e prindërve me prejadhje të huaj.
“Prindërit nga shtresat e arsimuara interesohen më tepër për arsimimin e fëmijëve të tyre. Ata i pyesin mësuesit për suksesin e fëmijëve. Në këtë mënyrë fokusi shkon në mënyrë automatike te ata”.
Ngjashëm arsyeton edhe Baeriswyl. “Prindërit më pak të arsimuar nuk do ta perceptojnë fare vlerësimin e pabarabartë të mësuesve për fëmijët e tyre si padrejtësi. Këta prindër nuk e njohin sistemin tonë shkollor dhe, për pasojë, nuk janë në gjendje të vlerësojnë saktësisht se çfarë pasojash mund të ketë vlerësimi i gabuar i mësuesit”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës