Shkurt.ch
Gjashtë vjet burg për ngasjen e shpejtë me pasoja fatale
I dënuari kryesor është me prejardhje greke, ndërsa bashkë me të kanë qenë edhe një kroat dhe një turk
Gjykata e lartë e Solothurnit i ka shqiptuar një dënim prej gjashtë vitesh burg ngasësit 22 vjeçar të veturës, që ka shkaktuar vdekjen e një vajze 21 vjeçe. Fatkeqësia ka ndodhur në vitin 2008 në Schönenwerd të kantonit të Solothurnit.
I dënuari kryesor është me prejardhje greke, ndërsa në garën me vetura bashkë me të kanë qenë edhe një kroat dhe një turk.
Duke marrë këtë vendim, trupi gjykues i Solothurnit ka ngritur pak lartësinë e dënimit që më parë e kishte shqiptuar një gjykatë më e ulët.
Sipas gjyqit, personi e ka bërë këtë vepër, duke vozitur në mënyrë të papërgjegjshme. Me këtë rast ai jo vetëm që ka qenë i vetëdijshëm se po shkakton aksident të rëndë por ai ka marrë në konsideratë edhe mundësinë që të shkaktojë edhe të vdekur dhe të plagosur.
Ndërkaq, mbrojtja ka kërkuar një dënim një vjet burg me kusht dhe gjobë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës