Integrimi
Zvicrës i shtohet edhe një deputet shqiptar në nivel kantonal
Etrit Hasler me vota të shqiptarëve në Parlament
© albinfo.ch
Djali i një mjeku shqiptar nga Kosova dhe një gazetareje zvicerane nga St. Galleni ,34 vjeçari, Etrit Hasler, njëherit gazetar dhe poet i njohur i poezive „Slam Poetry“, ia ka dalë të fitojë vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit si kandidat i partisë.
Socialdemokrate, Juso dhe sindikatave. Për Etritin kanë votuar 5’615 votues, ku gjithsesi meritë për fitorën e tij kanë edhe shiptarët e këtij qarku, më në krye poetin dhe anëtarin e SP-së, Isuf Sherifin, të cilët kanë zhvilluar fushatë të suksesshme për zgjedhjen e tij në Parlamentin e St. Gallenit.
Për të kuptuar më për së afërmi rrjedhën e zgjedhjës së tij dhe prioritetet e tij si deputet në St. Gallen, ne kemi zhvilluar një intervistë më deputetin e vetëm shqiptar në kantonin e St. Gallenit, z. Etrit Halser.
Albinfo.ch: Së pari urime fitorja, ju i fituat zgjedhjet: suksesi dhe numri i madh i votave të marra ishte një befasi për shumëkë- Po për ju?
Etrit Hasler: Po, ishte befasi! Isha lodhur duke pritur rezultatin e zgjedhjeve dhe doja të ikja në shtëpi pasiqë mendoja se gjasat që të fitoja ishin të vogla. Ndërkohë me merr Isufi i gëzuar në telefon -Etrit, ku je? ti ke fituar! He, i them-kjo nuk ka mundësi. Unë, unë kurrë nuk kisha llogaritur fitoren. Në rastin më të mirë llogaritja ndoshta në vendin e tetë apo të nentë. Por, siç duket votat e shqiptarëve bënë dallimin. Me ndihmën e Isuf Sherifit, Agush Bujës e Beqirit këtu në klubin „Pashtriku“ që organizuan takime për mua, unë fitova me 150 vota diferencë, nga rreth 300 vota të shqiptarëve sa kisha marrë. Kështu që pa votat e shqiptarëve unë nuk do të fitoja.
© albinfo.ch
Albinfo.ch: Meqë qenka kështu, a mund të na thuani si garuat kësaj here; si shqiptar, si zviceran apo si gjysmë zviceran?
Etrit Hasler: Qeshet! Në zgjedhjet Parlamentare para pesë vitesh zbulova pankartën Halbaner (lexo:„halb-Albaner“-gjysmë shqiptar). Kjo thyerje përsëritet akoma. Për mua është e çuditshme, unë kam lindur këtu, jam rritur këtu. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar pa pasur lidhje të mëdha me pjesën time shqiptare. Motrat e mia në Kosovë më thonë, unë jam një zviceran i Zvicrës që e kanë njoftuar njëherë. Në fakt unë, kur flas, them apo mendoj diçka; nuk mund të them se e bëj sepse jam zviceran apo shqiptar. Unë jam thjeshtë unë! Në fushata elektorale e përsërisë më ëndje se unë jam edhe shqiptar, sepse është më rëndësi për mua që njerëzit me sfondë emigrimi në këtë vend të jenë të përfaqësuar në politikë. Zvicra është vend ku gjithmonë ka pasur emigrantë. Statistikat tregojnë se në St. Gallen jetojnë rreth 25 -28 përqindë të huaj pa të drejtë vote dhe kjo është një pjesë jashtëzakonisht e madhe e gjeneratës së dytë dhe të tretë. Në tërësi pas Ylfete Fanajt dhe Zari Xhaferit, unë jam përfaqësuesi i tretë shqiptar në Zvicër që ka arritur të zgjidhet në Parlament Kantonal.
Albinfo.ch: Pamja juaj e jashtme ju bën të njiheni më tepër si një tip ekzotik, veçmas në politikë. Sipas jush si do të duhej të dukej një politikan, si janë reagimet e të tjerëve?
Etrit Hasler: Nuk kam lidhje! Hm, është dëfryese që unë dukem si ekzotik në politikë. Shiko, unë jam rritur me politikë. Nëna ime ka qenë shumë aktive politikisht, edhe pse ka qenë gazetare që nganjëherë nuk ka qenë shumë thjeshtë sepse nuk ka mundur politikisht të eksponohet shumë shkaku i profesionit. Çfarë unë kam vërejtur ditëve të fundit, njërëzit më nënvlerësojnë skajshmërisht.
Albinfo.ch: Pse?
Etrit Hasler: Shikomë njëherë -fllokë të gjata, nuk shkoj në Parlament me rroba solemne, kjo as që më shkonë ndonjëherë në mend. Ka njerëz që janë të irrituar me veshjen time. Paraqitjet e mia në Parlament me këtë veshje disa i marrin si fyerje. Me shohin me nënçmim. Kjo, nganjëherë mund të jetë edhe përparësi. Unë jam i vetëdijshëm për obligimet që më presin, e di mirë për çka bëhet fjalë, punoj më shumë prapa kulisave, nuk jam ai që do flas shumë.
Albinfo.ch: Cila do të jetë apo është puna e parë që do ta bëni në detyrën e re si deputet?
Etrit Hasler: Në njërën anë unë jam themelues dhe anëtar i shoqatës „Secondos“ në Zvicrën Lindore. Ne planifikojmë iniciativën kantonale për të drejtë vote të huajve që jetojnë në kantonin e St. Gallenit. Kjo do të jetë njëra ndër temat e mëdha. Më pastaj në kantonin St. Gallenit kriteret për të marrë nënshtetësinë zvicerane janë ngritur shumë lartë. Niveli gjuhësor tani, me duket se kërkohet B1-ky është nivel i lartë që kërkon njohjen e gjuhës gati në formë të përkryer, qoftë të nivelit gojor apo edhe atij drejtshkrimor. Natyrisht, njohja e gjuhës ka rëndësi, por t’ju kërkosh ta shkruajnë gjuhën pa gabime, është e patolerueshme.
Albinfo.ch: Cilat janë synimet që doni ti realizoni gjatë periudhës suaj si deputet, ku do të angazhoheni më tepër?
Etrit Hasler: Pasi qeshet për një kohë, thotë: shumicës qytetare t’jua plasë nervat.
Albinfo.ch: Çfarë doni të thoni me këtë?
Etrit Hasler: Kantoni Sankt Gallenit është shumë, shumë konzervativ. Deri para zgjedhjeve SVP-ja dhe FDP-ja kanë pasur shumicën apsolute në Parlament. Kursimet janë marramendëse. Dikur kantoni St. Gallenit ishte njëri prej më të pasurve në Zvicër, sot ndërkaq është para falimentimit, ndërkohë që kantoni duhet të kursejë edhe qindra miliona të tjerë përderisa që diskutohet edhe ulja e tatimit. Kjo është e papranueshme. Mirëpo problemi është se prezenca jonë në parlamentin e kantonit është ende e vogël dhe ne nuk mund ti pengojmë.
Albinfo.ch: Sa jep kantoni për integrim?
Etrit Hasler: Vështirë të thuhet, kur jemi te integrimi, shpesh nuk është problemi te mungesa e të hollave. Ka gjithnjë para që pjesërisht as nuk shfrytëzohen.
Albinfo.ch: A do të thotë kjo se mungojnë idetë?
Etrit Hasler: Po, mungojnë idetë, nga të dyja anët. Mungon komunikimi mes përfaqësuesve të kantonit dhe emigrantëve. Përgjegjësit për integrim mundohen, por edhe për ta është vështirë. Nganjëherë organizimi është shumë i keq. Ne e dimë që, shqiptarët shumë shpesh brenda për brenda tyre janë shumë keq të organizuar dhe është vështirë si jo shqiptar për të parë se ku janë linjat ndarëse të shqiptarëve. Kosovarë, shqiptarë, Kosovë , Shqipëri apo Maqedoni, dhe kjo e bën nganjëherë komunikimin edhe më të vështirë.
© albinfo.ch
Albinfo.ch: A do të thotë kjo se mungojnë idetë?
Etrit Hasler: Po, mungojnë idetë, nga të dyja anët. Mungon komunikimi mes përfaqësuesve të kantonit dhe emigrantëve. Përgjegjësit për integrim mundohen, por edhe për ta është vështirë. Nganjëherë organizimi është shumë i keq. Ne e dimë që, shqiptarët shumë shpesh brenda për brenda tyre janë shumë keq të organizuar dhe është vështirë si jo shqiptar për të parë se ku janë linjat ndarëse të shqiptarëve. Kosovarë, shqiptarë, Kosovë , Shqipëri apo Maqedoni, dhe kjo e bën nganjëherë komunikimin edhe më të vështirë.
Albinfo.ch: Kur thuani shqiptarët, sigurisht e keni parasysh se një numër i madh jeton në kantonin e St.Gallenit?
Etrit Hasler: Po, jashtëzakonisht i madhë.
Albinfo.ch: Dhe që figurojnë si keq të integruar?
Etrit Hasler: Çfarë do të thotë keq të integruar!? Për mua diçka është shumë interesante, veçmas tek situata me shqiptarët, në kanton të St. Gallenit ku ka shumë regjione fermerësh me një shoqëri konzervative, e që është vend i madh rural, pra këtu zviceranët nuk janë shumë më ndryshe se sa shqiptarët për shembull në rrethinën nga ku vjen babai im Doganaj (komuna Ferizajit). Edhe aty dominojnë vende rurale me fermerë e vlera konzervative më tepër të njejta se sa të ndryshme. Ne kemi shumë më shumë ngjashmëri se sa dallime. Mirëpo që përceptimi është tjetër, nuk është i njejtë. Por, nëse e mendoni mirë. Në Zvicër është nevojitur gjithnjë një arsyetim, një fajtor. Së pari ishin italianët, spanjollët, portugezët, pastaj tamilët dhe më pastaj Jugos-si tërësi dhe përnjëherit ishim ne, shqiptarët. Dhe qysh tani është e qartë radhën e kanë afrikanët. Por mendoj se pas një periudhe dhjetë-pësëmbëdhjetë vjetëshe, askush, askush më nuk do të flas për shqiptarë, sepse ata njerëz që kanë nevojë për fajtor, do ta kenë gjetur grupin tjetër për ta akuzuar. Mirëpo shikuar në tërësi, pjesërisht problemet e integrimit janë reale. Ka probleme gjuhësore, kjo është kështu. Shqiptarët që kanë ardhur në Zvicër janë kryesisht pa kualifikime. Mbi gjitha intelegjenca e kosovare që ka ikur nga lufta, nuk ka ardhu këtu. Kanë ikur në Amerikë, pjesërisht në Gjermani, Belgjikë, por definitivisht jo në Zvicër. Me kujtohet një rast kur një i ri fliste rrjedhshëm gjermanisht por nuk dinte të lexonte dhe te shkruante, as shqip as gjermanisht. Kështu që një i këtillë, kurrë nuk do të mund ta kalonte testin. Problemi me shqiptarët është se nuk funksionojnë si një grup homogjen, nuk e gjen dot një përson që mund të flas në emër të tyre dhe ti organizojë. Kjo nuk funksionon! Kemi më shumë grupe heterogjene. E kuptoj, ka munguar edhe përkrahja. Në anën tjetër në Zvicër është gati e pamunundur të shkosh të mësosh shqip. Italianë janë, p.sh. shumë mirë të organizuar. Është skajshmërisht e rëndësishme që ta mësosh mirë e pastër gjuhën e nënës, sepse po nuk e mësove gjuhën e nënës mirë, gjuhën e dytë e mëson, në rastin më të mirë, vetëm deri aty sa ke arritur ta mësosh gjuhën e nënës. Shumë shqiptarë e njohin pak gjuhën e nënës. Kam tentuar të marrë mësim të gjuhës shqipe në Migros Club Schule dhe jam tmerruar me mësuesin. Hej, kishte qenë mësues në Kosovë, mësues i anglishtës. Nuk kishte lidhje me gramatikën e gjuhës shqipe. Unë kam kuptuar më shumë se sa ai nga gramatika e gjuhës shqipe.
Albinfo.ch: Mirë, ju si njohës i dy mentaliteteve, çfarë mendoni se duhet të bëjnë shqiptarët, ku duhet të përqendrohen më tepër, çfarë pritet nga ta?
Etrit Hasler: Një pjesë e madhe e imazhit negativë vjen si pasojë pjesës më të madhe të shqiptarëve që kanë ardhur këtu nga vende rurale të Kosovës. Ne kemi bërë punët më të këqija, në ndërtimtari, në bujqësi. Ne nuk kemi qenë ai grupi i emigrantëve që kemi bërë punët, sikurse kanë bërë një pjesë e madhe e serbëve dhe kroatëve në shërbimin shëndetësor, në spitale etj. kanë pasur shumë tepër fat sepse është një status më i lartë. Që të ndryshojë kjo, tani prindërit shqiptarë duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të shkollohen mirë.
Albinfo.ch: Meqë shumica shqiptare ju ka dhëne votën juve, çfarë do të bëni ju për ta?
Etrit Hasler: do të kujdesem që mos ti zhgenjej. Ju keni të drejtë, ata më kanë votuar mua. Kanë votuar një shqiptar. Përgjysmë shqiptar. Por kjo s’ka rëndësi për ta. Jam shumë i bindur se pjesa më e madhe nuk janë të informuar çfarë bëj unë politikisht. Më tepër se programin, ata kanë votuar Etritin.
Albinfo.ch: Ju faleminderit për intervistën. Suksese!
Etrit Hasler: Jeni të mirëseardhur. Ju faleminderit gjithashtu.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave