Shkurt.ch
Punëdhënësit në ndërtimtari nuk pranojnë rritjen e pagave për 150 franga në muaj
Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët e ndërtimtarisë, Unia dhe Syna, kanë kërkuar rritje prej 150 frangash në muaj për pagat mujore të të gjithë punëtorëve në ndërtim
Negociata për paga që po zhvilloheshin në mes të Federatës së Punëdhënësve në ndërtimtari nga njëra anë dhe sidnkatave në anën tjetër, duket se janë në një fazë ngecjeje, shkruan sda.ch.
Sindikatat që përfaqësojnë punëtorët e ndërtimtarisë, Unia dhe Syna, kanë kërkuar rritje prej 150 frangash në muaj për pagat mujore të të gjithë punëtorëve në ndërtim, transmeton albinfo.ch. Këtë kërkesë indikalistët e mbështesin në rritjen që ka pasur dega e ndërtimtarisë viteve të fundit, rritje kjo nga e cila nuk kanë përfituar punëtorët. Por punëdhënësit e hedhin poshtë këtë kërkesë duke e quajtur të tepruar.
Në një konferencë të sindikatës Unia, 160 punëtorë të ndërtimtarisë kishin drejtuar kritika ndaj punëdhënësve të degës së tyre se nuk pranojnë rritje të pagave, përkundër faktit se konjunktura e degës po kalon nëpër një fazë të shkëlqyer, përcjell albinfo.ch. Por, shefat e ndërmarrjeve të ndërtimit thonë se sindikalistët e kanë injoruar realitetin ekonomik.
Ata nga ana e tyre janë të gatshëm që rrogat e punëtorëve t`i rrisin efektivisht për 0.5 për qind, por këtu do të përfundojë hapësira e diskutimit. Me fjalë tjera, ky është maksimumi që ata pranojnë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025