Shëndetësi
Gratë e huaja shtatzëna, dështojnë fëmijët për shkak të mosnjohjes së gjuhës
Një studim tregon se nënat me prejardhje nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më shpesh ndërlikime të tilla dhe pasoja psikike

Në spitalet zvicerane vazhdimisht lindin probleme të nyrës gjuhësore në mes të mjekëve dhe pacientëve të huaj. Në veçanti pasoja të rënda mund të ketë moskuptimi i gjuhës vendore nga gratë shtatzëna, të shtruara në spitale, shkruan tagesanzeiger.ch.
Ka ndodhur që gratë në raste të tilla edhe të kenë abortuar frytin, vetëm pse nuk e kanë kuptuar udhëzimin e mjekut, transmeton albinfo.ch. Për të shmangur këto probleme, ekspertët kërkojnë që sigurimi shëndetësor të paguajë përkthyes.
Një grua nga Eritrea kishte marrë pilula për abortim (Mifegyne) që ia kishte dhënë mjekja, ndërsa ajo kishte menduar se ato ishin medikamente që do ta ndihmonin kundër komplikimeve të shtatzënisë. Kjo është një ndër situatat e pakëndshme që përshkruan artikulli i gazetës në fjalë.
Mjekja specialiste Fana Aefaw e cila në Winterthur udhëheq një këshillim për migrantët në lidhje me traumat, njeh aktualisht dy raste në të cilat gratë kanë humbur foshnjat e tyre si pasojë e mosnjohjes së gjuhës gjermane.
Veç kësaj, një studim tregon se nënat me prejardhje nga Eritrea, Kosova dhe Shqipëria kanë më shpesh ndërlikime të tilla dhe pasoja psikike, përcjell albinfo.ch. Sikur të ishte niveli i kuptimit më i mirë, sipas autorëve të studimit, do të evitoheshin keqkuptimet e rënda dhe përvojat traumatike.
Por, sigurimi shëndetësor nuk mbulon përkthyesit. Për këtë arsye ndodh shpeshherë që të përkthejnë familjarët e grave shtatzëna, të cilët po ashtu nuk janë në gjendje t`i kuptojnë udhëzimet komplekse të mjekëve, transmeton albinfo.ch. Prandaj, ekspertët kërkojnë që sigurimi (arkat shëndetësore) t`i paguajë përkthyesit. Përkujdesja në këtë drejtim do të duhej të fillonte gjatë shtatzënisë. Kjo madje do të shpaguhej edhe nga ana finaciare, sepse do të shmangeshin ndërlikimet në lindje dhe pasojat e tyre.
E-Diaspora
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg,...
-
Plagosje e rëndë, arrestohen dy shqiptarë në Itali
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kundërshton ndalimin e birësimeve ndërkombëtare Birësimet ndërkombëtare të fëmijëve duhet të vazhdojnë të lejohen në Zvicër, pavarësisht abuzimeve të dokumentuara në...
-
Biletat me çmim të ulët të SBB për destinacionet evropiane, të vështira për t’u gjetur
-
Fedpol: Rritje e raportimeve për pastrim parash, ndalimeve të hyrjes dhe kërcënimeve në Zvicër
-
SBB planifikon rreth 1600 trena specialë për vitin 2025, për këtë arsye
-
Nga heshtja në zjarr: Detaje të reja tronditëse për tragjedinë e Épagny që la katër fëmijë pa prindër