Lifestyle
Vesa: Fustanet e nënës i vesh nëpër dasma
Vajza me prejardhje nga Gjilani, Vesa Vllasaliu – modele, pritet që të jetë pjesë e konkursit më të rëndësishëm në Zvicër, “Miss Zvicra 2018”
Ajo është lindur në Solothurn të Zvicrës, ndërsa filloi të merret me modelim si tinejxhere. Vesa Vllasaliu është modele e njohur tashmë në Zvicër. Përpos sfilatave të shumta, ajo ka marrë pjesë edhe në konkurse bukurie. Vitin e kaluar ishte pjesë e garës “Miss Earth Zvicra 2016”. Por, duket se ajo nuk do të ndalet deri në stolisjen me ndonjë kurorë të bukurisë. Vajza me prejardhje nga Gjilani pritet që të jetë pjesë e konkursit më të rëndësishëm në Zvicër, “Miss Zvicra 2018”. Me Vesën, biseduam për përvojën e saj, jetën private, fushën e modës e shumë të tjera…
Albinfo.ch: Të njohim si finaliste në spektakli i bukurisë “Miss Earth Zvicra 2016”. Si e kujton këtë eksperiencë?
Vesa Vllasaliu: E kujtoj me shumë nostalgji. Ishte një përvojë e paharruar. Çdo moment që kemi kaluar atje, ishte i veçantë, sidomos trajnimi për koreografi. Po ashtu ishte kënaqësi edhe realizimi i fotografive, veçanërisht fotografitë me veshjet kombëtarë zvicerane.
Me veshje kombëtare zvicerane ke realizuar fotografi, por me veshje kombëtare shqiptare ke ndonjë set fotografish?
Më pëlqejnë shumë fotografitë me veshjet kombëtare si ato me veshjet zvicerane edhe ato me veshje shqiptare. Deri më tash me veshje kombëtare shqiptare nuk kam set fotografish, por me shumë dëshirë do ta bëja në të ardhmen.
Ishte kjo hera e parë për ty që merr pjesë në konkurse bukurie?
Që në moshë të vogël jam shfaqur në skenë. Fillimisht jam paraqitur me vallëzim. Pastaj kam marrë pjesë në disa gara bukurie dhe musical. Paraqitja ime në “Miss Earth Zvicra”, nuk ishte për mua shumë e vështirë, sepse isha mësuar me skenën dhe kisha përvojën se si duhet paraqitur para publikut.
Për cilat kompani apo shtëpi të veshjeve ke reklamuar?
Kam reklamuar për “Bonprix”, “Istituto Di Moda Burgo”, “Luanda”, “Belle en Blanc”, “Ecrin de Femme” dhe shumë të tjera. Vlen të theksohet se në vitin 2014 kam marrë pjesë në garën “Elite Model Look” të mbajtur në Lucern.
A të pëlqejnë më shumë fotografitë, sfilatat apo konkurset e bukurisë?
Më pëlqejnë të gjitha, por unë më shumë parapëlqej fotografitë dhe sfilatat.
Kemi dëgjuar se je në bisedime për të marrë pjesë në “Miss Zvicra 2018”. Sa është e vërtetë, dhe a ke pasur oferta për të qenë garuese në “Miss Kosova” ndonjëherë?
Po, kjo është e vërtet por, ende nuk ka asgjë konkrete. Mbetet të vendoset gjatë ditëve të ardhshme. Megjithatë, nuk e mohoj që ndonjë ditë do të konkurroj edhe për “Miss Kosova”.
Si është të jesh modele në Zvicër dhe a mundet të jetojë një modele prej kësaj veprimtarie?
Natyrisht se është kënaqësi, aq më tepër kur njerëzit të njohin apo kur dikush të prezanton si modele. Pra, është një privilegj për secilin. Tash prej se kanë hyrë në “trend” edhe rrjetet sociale, mundësia për t`u bërë e njohur është edhe më e shpejtë. Sa i përket përfitimeve, mendoj se nëse arrin të krijosh emër dhe ke kontrata me kompani të njohura, të ardhurat janë shumë të mira dhe mund të jetosh edhe prej kësaj fushe.
Përveç modelimit me çka merreni tjetër?
Merrem me vallëzim modern, xhaz dhe balet. Shkoj në shkollë dhe punoj në një kompani që merret me shitje – blerje të shtëpive dhe banesave (patundshmërive).
Kemi parë të rinj të shumtë nga diaspora dhe Kosova që lidhjet e tyre i kanë kurorëzuar me martesa. Ty, më shumë të pëlqejnë djemtë e Kosovës apo të diasporës?
Aktualisht jam e orientuar në profesionin dhe karrierën time, prandaj nuk kam menduar për diçka të tillë. Ndonëse fatit asnjëherë nuk i dihet, tash për tash pakëz më shumë më pëlqejnë djemtë nga diaspora (qesh).
Çfarë profesioni do të doje të këtë i dashuri yt?
Do të doja të ishte i përkushtuar në profesionin e tij dhe të më përkrahë mua që së bashku t’i realizojmë qëllimet dhe ëndrrat tona.
Të flasim pak për modën. Të rinjtë e Zvicrës shpesh herë në Kosovë janë kritikuar për stilin e veshjes, madje edhe janë përqeshur me termin “Schatz”. Cili është mendimi yt si modele?
Mendoj se stili i veshjes i të rinjve shqiptarë në Zvicër ndryshon pak a shumë me ata që jetojnë në Kosovë. E di, që ne shqiptarët e Zvicrës kritikohemi për stilin e veshjes, por ata vazhdimisht na kopjojnë stilin tonë. Nëse e vërejmë çdo gjë që të rinjtë e diasporës kanë veshur para tri katër viteve, ata e kanë përdorur gjatë viteve të fundit. Pra, mendimi im është se, ne jemi një hap para në krahasim me ta.
Ndonjë këshillë për veshje…
Vishuni ashtu si ndjeheni më së miri.
Modelja jote e preferuar shqiptare që jeton në Zvicër?
Bleta Gashi.
Me kalimin e viteve, moda rikthehet… Të ka ndodh të veshësh një veshje të nënës tënde?
Po, fustanet e dasmave. Nëna ime është gjithnjë pesë vite para kohës.(qesh).
Cila është dëshira jote që ende nuk e ke realizuar?
Më pëlqen të punoj në media. Kisha pasur shumë dëshirë që një ditë të bëhem moderatore.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra