Kalendari

Sofra për gra e vajza shqiptare

Të nderuara gjyshe, nëna, gra e fëmijë shqiptarë, ju ftoj për një takim, një mbrëmje, të hamë  së bashku një darkë .

Nëntori është edhe muaji i festave tona, por ky takim ka për qëllim të vë në pah rolin integrues e edukativo shoqëror të grave shqiptare në diasporën tonë.

Edhe për shkollën “Huebwis” është shumë e rëndësishme që të gjithë banorët e këtij rajoni të jenë mirë të informuar dhe të gëzojnë të drejta të barabarta.

Në këtë ndejë ne mundë të bisedojmë lirshëm me njëra tjetrën në gjuhën tonë shqipe duke shkëmbyer së bashku përvojat dhe duke shijuar së bashku ushqimet tona të vlefshme tradicionale.

Idea e këtij takimi është që duke biseduar për tema të ndryshme sic janë shkollimi e profesioni i fëmijëve tanë,  të informohemi sa më shumë për vlerat shoqërore e integruese të vendin ku po jetojmë, njëherësh të begatojmë ruajtjen e kulturës sonë , sepse kultura është shpirti i një kombi , është dashuria që me vetëbesim na shpërblen gjithmonë.

Në mbrëmje kam ftuar gra nga të gjitha profesionet, si: mjeke shqiptare, psikologe e moderatore, mësuese e studente, përkthyese , ndërmjetësuese kulture, etj . Po ashtu nga platforma albinfo.ch në rolin e gazetares, do të jetë e pranishme shkrimtarja jonë, Hava Kurti Krasniqi.

Ne kemi mundësinë pra të bëjmë pyetje e të shprehim dëshira, si dhe të kalojmë bukur siç e donë tradita.

Për vogëlushët e vogëlushet tanë  kam përgadit nje befasi! Shpresoj qe do t’ju pëlqej shumë.

Fëmijët që kanë veshje kombëtare mund t‘i veshin në këtë mbrëmje.

 

Data                   E  hënë     27.11.2017   

Ora:                                      18.00-21.00

Vendtakimi:                       Feldstrasse 3, 8954 Geroldswil Schulhaus Huebwies Singsaal

Hyrja                                    falas (Gratis)

 

Sipas dëshirës mundë të sillni një ushqim tradicional, por jo shumë :  një pjatë petulla apo lakrorë … ëmbëlsirë …por vetëm sipas dëshirës e kohës.

 

Ju mirëpres

Me shumë respekt

Melihate Zhuniqi

Moderatore në projekte integrimi

Ndërmjetsuese Kulturore