Shqipëria
Majko kritikon MF-në për mos rritje të pensioneve
"MF-ja duhet të ndryshojë formulën e përllogaritjes së rritjes së pensioneve, pasi rritja me 10% nuk do të thotë asgjë për pensionistët"
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, është përfshirë në debatin e Kuvendit të Shqipërisë ku po diskutohej për buxhetin, duke kritikuar Ministrinë e Financave për mos rritje të pensioneve. Ai tha se MF-ja duhet të ndryshojë formulën e përllogaritjes së rritjes së pensioneve, pasi rritja me 10% nuk do të thotë asgjë për pensionistët, transmeton albinfo.ch
“Duke përfituar dhe nga largimi i kolegut tim Ahmetaj, sepse i kam dhënë fjalën që nuk do të flas me rezerva për çështje të buxhetit, si kur rrisim pagat dhe pensionet. Ata të Ministrisë së Financave i kanë qejf, i rrisin me përqindje, thonë 10%. Tani 10% e pagës sonë i thonë një darkë, 10 % e pagës së një pensionisti i thonë një kofshë pule, për të mos thënë nga ata këmbët e pulës përpara.
Mbase është momenti që në këtë drejtim ne të shkëputemi pak nga teknika e përqindjeve pasi tek pensionistët kjo nuk është vetëm çështje përqindjesh”, ka thënë Majko.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?