Kuriozitete
Gjyshërit ndikojnë në trashjen e fëmijëve
Gjyshërit tolerues kanë ndikim të keq në shëndetin e nipërve dhe mbesave të tyre, sipas një hulumtimi të ri.
Studimi i Universiteti të Glasgow, i publikuar në PLOS One, thotë se shpeshherë gjyshërit janë të prirë për t’i ushqyer fëmijët më shumë se që duhet.
Studimi po ashtu shpjegoi se disa pinë duhan para nipërve dhe kjo u shton dëmet te fëmijët.
Hulumtuesit shikuan për këtë rezultat të hënat nga 56 studime nga 18 shtete, përfshirë SHBA-në, Britaninë e madhe, Kinën e Japoninë, por nuk publikuan statistike me shifra të caktuara, transmeton Albinfo.ch.
Raporti u fokusua në ndikimin potencial të gjyshërve që ishin të rëndësishëm në kujdesin e fëmijëve në vitet e para.
Hulumtimi u bazua në ndikimin e tyre në:
Dietë dhe peshë
Aktivitetet fizike
Duhanpirje
Sa i përket dietës dhe peshës, raporti konkludoi se sjelljet e gjyshërve patën efekt të kundërt. Ata, sipas studimeve, nuk ndalin sheqernat për fëmijët dhe ndihmojnë në trashjen e tyre.
Studimi po ashtu gjeti se nipërit kanë pak ushtrime fizike teksa janë nën kujdes të gjyshërve të tyre. Aktivitetet fizike lidheshin varësisht nga aktiviteti fizik i gjyshërve, apo hapësirës së mjaftueshme në të cilën fëmijët mund të ishin aktivë.
Në studim, duhanpirja u kuptua se ishte problemi më i madh mes gjyshërve dhe prindërve. Megjithatë, në shumë raste, lindja e nipërve ishte katalizator për lënien e duhanit te gjyshërit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?