Shëndetësi
Fjetja më e gjatë në fundjava, e dëmshme për zemrën
Një studim i ri në të cilin ishin përfshirë më shumë se 21 mijë gra tregon lidhjen e gjumit të rëndë gjatë fundjavave me problemet me zemër
Përdorimi i fundjavave për të “shlyer” borxhin e gjumit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e zemrës.
Një studim i ri i prezantuar në takimin e “Asociacionit të Zemrës” në SHBA, në të cilin ishin përfshirë më shumë se 21 mijë gra tregon lidhjen e gjumit të rëndë gjatë fundjavave me problemet me zemër.
Në studim u kuptua se gratë që gjatë jetës së tyre kanë fjetur dy apo tri orë më shumë gjatë vikendeve për të hequr mallin e gjumit, kishin më shumë rrezik të vuanin nga problemet kardiovaskulare në pleqëri.
Ekspertja e gjumit Marie-Perre St-Onge, nga Universiteti i Columbias në New York ka thënë se këto gjetje nuk dëshmojnë që njerëzit të cilët flenë më shumë në fundjavë largojnë të metat e gjumit të pakët nga ditët tjera të javës, transmeton Albinfo.ch.
Sipas ekspertëve, më së miri është të flini nga shtatë orë çdo natë dhe të bini e të zgjoheni në të njëjtën kohë të ditës.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih