Kuriozitete
Ajri i ndotur shkakton probleme tek eshtrat
Ekspozimi në ajër të ndotur rrit shanset për dëmtim të eshtrave, pasi shkakton humbjen e dendësisë së mineraleve.
Sipas një hulumtimi të ri të “Columbia University’s Mailman School of Public Health” rreziku për thyerje të eshtrave është më i madh te komunitetet që jetojnë në ajër më të ndotur, transmeton Albinfo.ch.
“Përpos përfitimeve të tjera të ajrit të pastër, sipas hulumtimit tonë, përfitim janë edhe eshtrat e shëndetshme dhe parandalimi i dëmtimit të tyre”, sipas Andrea Baccarellit nga ekipi i hulumtuesve në SHBA. “Dekada të hulumtimeve kanë treguar se ajri i ndotur shkakton probleme kardiovaskulare e të frymëmarrjes”.
Në studim u përfshin rreth 9 milionë njerëz mes viteve 2003 dhe 2010. Gjatë kësaj analize u kuptua se në vendet ku kishte ajër më të ndotur pati mungesë të mineraleve dhe pati probleme me eshtrat te njerëzit. Te këta njerëz pati dobësim të eshtrave dhe ishin më lehtë të thyeshëm.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?