Shqipëria
Meta s’pranon deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror, apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nuk ka pranuar kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Demokratike për të deklasifikuar dhe publikuar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Në përgjigjen e presidenti theksohet se nuk është gjetur mundësi ligjore “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”. “Pavarësisht qëllimeve pozitive të një grupimi politik, shoqëror, apo social të caktuar nuk e gjej plotësisht në përputhje me interesat afatgjata të sigurisë kombëtare.
Vlerësoj se deklasifikimi dhe publikimi i diskutimeve në mbledhjen e KSK-së, do të përbënte një precedent me pasoja afatgjata për funksionimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, thuhet në përgjigjen e kërkesës së grupit të deputetëve të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?