Lajme
Bujqësia, mundësi për biznes në Kosovë
Bujqësia nuk mund të shihet vetëm si një resurs i mbijetesës së njerëzve në Kosovë, por edhe si një mundësi shumë e mirë për të bërë biznes
Bujqësia premton shumë për ata që mendojnë të merren me të në Kosovë. Këto komente u bënë të premten në një tryezë me temën “Bujqësia si një biznes”, me ç’rast u prezantuan edhe dy raporte, ai i përmirësimit të biznesit për fermerë, i hartuar nga Helvetas Swiss Intercoorporation, dhe çështja e TVSh-së në Kosovë, i hartuar nga Instituti Riinvest, raporton kosovapress.
Nils Roremann, nga Zyra zvicerane në Kosovë, ka thënë se qëllimi i kësaj konference është që të promovohet sektori i këtij biznesi, i cili ka një perspektivë afatgjate.
Ai ka shtuar se për projekte të tilla nuk do të mungojë mbështetja e Zyrës Zvicerane në Kosovë.
Ndërsa, ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, ka thënë se është hapë një etapë e re për bujqësinë dhe për të gjithë ata që merren me të.
Por ai ka përmendur edhe pengesat në këtë sektor duke thënë se më shumë është mentaliteti psiko-sociologjik i njerëzve që bujqësinë e kanë parë më shumë si një fushë për ekzistencën e tyre se sa si një mundësi të mirë për biznes.
Kurse Fisnik Bajrami nga Instituti Riinvest, i cili e prezantoi hulumtimin për çështjen e TVSh-së në Kosovë, ka thënë se hulumtimi i tyre ka nxjerrë se TVSh-ja nuk është pengesë për zhvillimin e një biznesi në Kosovë, e sidomos të agro-kulturës, pasi që TVSh-ja nuk paguhet nga prodhuesi, por paguhet nga konsumatori.
Ai ka shtuar se ulja e TVSh-së siç kërkohet nga shumë biznese, do ta nënkuptonte ngritjen e standardit të jetesës së tyre, e jo zhvillimin më të madh të biznesit në vend.
/Kosovapress &albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Gjuha e ngjyrave: Ekspozita e veçantë e Mihrije Sadikut në Cyrih Nesër, më 27 shtator, nga ora 18:00, në Cyrih do të hapet ekspozita “Gjuha e ngjyrave”...
-
Anila Morina: “Do të bart denjësisht zërin e shqiptarëve në Parlamentin austriak”
-
Dafina Mula, kandidate për Parlamentin e Austrisë në garën e 29 shtatorit
-
Vepra dhe mesazhi i Sylë Mujajt: Një testament i shpirtit artistik
-
Të shikosh botën nga lart ose magjia e fluturimit me helikopter
Jeta në Zvicër
-
Përmirësimi i kontrollit zviceran të trafikut ajror ngadalëson ritmin për arsye sigurie Përmirësimi i sistemit të kontrollit të trafikut ajror të Zvicrës do të zgjasë më shumë se...
-
Gratë afgane vazhdojnë të marrin azil në Zvicër
-
Rastet zvicerane të mbrojtjes së fëmijëve, me rritje të ndjeshme vitin e kaluar
-
Primet e sigurimit shëndetësor zviceran do të rriten me 6% në vitin 2025
-
Pse frangu i fortë është një problem për Zvicrën?